Raporti prim-mbulim nga sigurimi 1 me 1000, një banesë me vlerë 100 mijë euro sigurohet për 100 euro/vit, përfshihen edhe paisjet elektroshtëpiake
Kush mund t’ju ndihmonte në kohë rekord prej 2 javësh, në rast se biznesi juaj ndërpritet papritur? Po në rast se banesa juaj do të shkatërrohej në një çast? Ky është një nga mesazhet e marketingut të kompanive të sigurimit lidhur me dëmshpërblimin nga ngjartjet natyrore si tërmetet e ditëve të fundit. Aktualisht, Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” u jep mundësinë qytetarëve që të sigurohen nga zjarri dhe forcat e natyrës në mënyrë vullnetare dhe çdo biznes apo rezident mund të kryejë sigurimin e pronës në një nga 8 shoqëritë e sigurimit të jo-jetës që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.
Në raportin mesatar 1 me 1000, pra një banesë me vlerë 100 mijë euro sigurohet për 100 euro/vit, sigurimi banesën. Sigurimi i pasurisë ofron mbulim dhe mbështetje financiare, rikthim te pasurisë në gjendjen e mëparshme nga humbjet e papritura të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore si zjarri, rrufe, tërmet, përmbytje, stuhi, breshër por edhe nga vjedhjet.
Kompanitë e sigurimit me sigurimin e banesës për individët, si rregull sigurjnë edhe pajisjet shtëpiake deri ne 30% te vlerës se ndërtesës, paratë dhe sendet me vlerë, duke filluar nga 500-2.500 € për secilin, shpenzimet e zhvendosjes së përkohëshme deri në 4,000 €, përgjegjesia ndaj palëve të treta deri në 4,000 €.
Kompanitë e sigurimit duhet të kompensojnë bizneset në 100% për humbjen e fitimit për një periudhë 12 mujore, si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit nga dëmtimi i pronës.Kompanitë e sigurimit ofrojnësigurim për pasuri të luajtshme (inventar, lëndë e pare, mall ne proces, makineri, pajisje, linja përpunimi, etj), si dhe pasuri të paluajtshme, si (apartamente, vila, fabrika, zyra administrative, njësi biznesi, etj), e ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë te papritur , të paparashikuar dhe aksidentale.
Ngjarjet që sigurohen bizneset janë kryesisht zjarri, rrufeja, shpërthimi, rënia e Avioneve dhe/ose pjesëve prej tyre. Rreziqet shtesë përfshijnë tërmetin, rrëshqitja e tokës, përmbytja, rritja e nivelit të ujrave, stuhia, vjedhja, thyerja e xhamave, impakti me mjetet, zhurmat SuperSonike, aktet keqdashëse, grevat, ngujimi i punonjësve dhe trazirat Civile
Dokumentet që duhen për të marë kompensimin e dëmeve nga tërmeti:
- Për të marrë kompensimin e dëmit dokumentat që nevojiten janë si vijon:
- Njoftim kërkesa, polica e sigurimit, dokumentacionin e pronësisë të objektit të dëmtuar
- Raporti i policisë për ngjarjen(në varësi të ngjarjes)
- Vendimi i prokurorisë për ngjarjen (në varësi të ngjarjes)
- Fotografi të vendit të ngjarjes dhe objektit të dëmtuar
- Preventiv paraprak (në rast se disponohet)
- Afati ligjor për trajtimin e rastit është 60 ditë nga data e njoftim kërkesës. /Monitor.al/