Taksa 100% ka ulur në mënyrë drastike importin e Serbisë në Kosovë dhe atë në 0.2 për qind, thuhet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin shtator.
Ndërkaq, eksportet e Kosovës në vendet e CEFTA-së në muajin shtator kanë shënuar rritje prej 6.3 % duke kapur shifrën prej 16 milion euro ose 41.8% të eksporteve të përgjithshme.
Importet e përgjithshme nga vendet e CEFTA-s, sipas Statistikave të Tregtisë së Jashtme të ASK-së kanë arritur në 42.5 milion euro ose 14.4%, ku importuesi me përqindjen më të vogël është Serbia me 0.2% si shkak i vendosjes së taksës 100% nga shteti i Kosovës.
“ Importet nga vendet e CEFTA-së në muajin Shtator 2019, arritën në 42,5 milion €, ose (14.4%) të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (48.2%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.9%), Shqipëria (6.2%), dhe Serbia (0.2 %)”.