Shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë (Rruga e Kombit), thotë se duke filluar që nga dita e djeshme, më datë 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjitha makinave.
“Individe, shoqata, institucione të Kosovës, Shqipërisë, etj, të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti. Këto grup personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.