Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur dje gjatë ditës në qytetin e Obiliqit. Aty një punëtorë i një kompanie derisa ishte në vendin e tij të punës, ishte lënduar, i cili vdiq më vonë nga plagët e marra.
Personi mashkull, identiteti e as mosha e të cilit ende nuk janë bërë të ditura, dje rreth orës 13:30 kishte tentuar që ta hapte kapakun e cisternës së betonit. Mirëpo nga presioni i madh i ajrit është hapur kapaku i cisternës duke e goditur kështu viktimën dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
I ndjeri, ishte dërguar në QKUK, aty edhe ku ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe e ka arrestuar përgjegjësin e kompanisë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Versionin për gjithë këtë ngjarje e ka dhënë edhe policia e Kosovës.
Ky është njoftimi i plotë:
Obiliq 05.11.2019-13:30. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar, punëtor në një kompani derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit, nga presioni i ajrit është hapur kapaku duke e goditur viktimën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në QKUK ku më pas edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa përgjegjësi i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.