Z Mobile reagon pasi 200 mijë numrat 045 i kaluan Valës

Kompania e telefonisë mobile Z-Mobile ka reaguar pas kalimit të gjithsej 220 mijë numrave të saj Telekomit të Kosovës, pra operatorit Vala, gjatë mesnatës së mbrëmshme me vendimin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Me këtë rast, Z-Mobile përmes një komunikate për media ka njoftuar ish-klientët e saj se nga dita e sotshme ka pushuar edhe dhënia e shërbimeve për ta nga Telekomi i Kosovës për nevoja të Z-Mobile-it, përcjell Buletini Ekonomik.

“Me keqardhje, ju njoftojmë se me këtë vendim ne nuk jemi pajtuar dhe kjo situatë e krijuar është jashtë vullnetit tonë si kompani”, thuhet tutje në komunikatën e Z-Mobile-it.

Reklama e sponzorizuar

Kompania në fjalë sqaron se nga sot, 28.11.2019, ajo pushon së dhëni shërbime për klientët e saj, duke shprehur edhe keqardhje për gjendjen e krijuar te klientët e derisotshëm, e edhe falenderime për ata që kanë pasur besim te ta.

“Na vjen keq për çfarëdo bezdie që mund të ju shkaktohet nga gjendja e krijuar.

Ju falënderojmë për besimin! Z Mobile”. /Buletini Ekonomik/