Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, por as zëvendësguvernatori i Sokol Havolli sivjet për herë të parë nuk kanë marrë pjesë në konventën e Shoqatës së Bankave të Kosovës e cila organizohet në çdo fund vit.
Foto e realizuar në vitin 2018
Në njoftimin e publikuar ne faqen e Shoqatës së Bankave nuk shihet askund guvernatori aktual, por as zëvendësi i tij Sokol Havolli.
Më tutje në njoftimin e Shoqatës së bankave thuhet se fjalën e mirëseardhjes në konventën e Shoqatës së Bankave të Kosovës e mbajti Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj shoqate Petrit Balija ndërsa hapjen e punimeve të Konventës e bëri Albert Lumezi, Kryetar i Shoqatës së Bankave të Kosovës. Të pranishëm ishin edhe shumë përfaqësues të sistemit bankar kosovar dhe ndërkombëtarë:, Nën-kryetari i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës Robert Ëright, udhëheqësi i zyrës për Kosovë të BERZH-it Taylor, udhëheqësi i zyrës për Kosovë të Bankës Botërore Marco Mantovanelli, dhe shumë personalitete tjera të kësaj fushe të cilët dhanë kontribut të frytshëm në punimet e konventës me diskutimet e tyre mjaftë përmbajtësore.
Foto e realizuar në vitin 2017
Ndërsa paneli diskutues është udhëhequr nga Arton Celina, CEO në Bankën për Biznes, ku kontribuan edhe Banka Qendrore e Kosovës me përfaqësues Alban Lufi, Këshilltar i lartë i Guvernatorit të BQK, Eriola Bibolli, CEO në ProCredit Bank dhe Suat Bakkal, CEO në Bankën Kombëtare Tregtare. /Front Online/