Dështon keq Bedri Istrefi, punëtorët e Telekomit ende si kanë marrë pagat e nëntorit

Bedri Istrefi, kryeshef i Telekomit të Kosovës i prin listës së zyrtareve më të paguar në vend me rreth 5000 euro pagë mujore, por pavarësisht kësaj ai ka dështuar keq në menaxhim, pasi që nuk po arrin të sigurojë rrogat e punëtorëve të kompanisë që ai menaxhon.

Burime të portalit “Front Online “ brenda Telekomit të Kosovës bëjnë të ditur se punëtorët e kësaj kompanie publike ende nuk kanë marrë pagat e muajit të kaluar (nëntor). Po ashtu, vështirësi në paga punëtorët e kësaj kompanie kanë pasur edhe gjatë muajve të kaluar.

Përndryshe, që nga ardhja e Istrefit në krye të kësaj kompanie publike, situata në Telekomin e Kosovës ka vazhduar të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të rritjes enorme të numrit të punëtorëve.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, kjo është hera e para në historinë e kësaj kompanie që nga afarizmi menaxhmenti nuk po arrin të paguaj as pagat për punëtorë.