Dyshime për keqpërdorim të projekteve nga zyra e ministrit Rasim Demiri

Në këtë vit, sikur edhe viteve të kaluara, Kosova kritikohet për mos luftimin e korrupsionit, derisa bëhen thirrje që politika t’i heqë duart nga gjyqësori. Deri në muajin nëntor të këtij viti nuk është ngritur as edhe një aktakuzë për “Korrupsion”.

Edhe pse vazhdimisht ka pasur kritika nga ndërkombëtarët për luftimin e korrupsionit, Kosova edhe këtë vit ka humbur luftën kundër tij. Institucionet e drejtësisë vlerësohet se ende nuk kanë marrë masat konkrete në luftimin e korrupsionit, i cili po mbetet sfidë për to.

Reklama e sponzorizuar

E për mos zbatimin e kësaj dukurie negative dhe luftimin e korrupsionit nuk është kujdesur as Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, i cili dyshohet se ka keqpërdorur shuma të mëdha parash nga projekte të zyrës për komunitete në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në disa incizime të siguruara nga Kosova.info.

Demiri dyshohet se ka shfrytëzuar OJQ-të nga komuniteti boshnjak për përfitime të jashtëligjshme.

Rasim Demiri kishte keqpërdorur OJQ, duke ju mundësuar te fitonin projekte dhe pastaj nje pjese te tyre te ja kthenin ministrit Demiri, përmes njerëzve te tij.

 X.X:“Ne aplikuam për një projekt ne vlerë 3.000 euro, pas kësaj na thirri Rrasim Demiri dhe na tha: Rasim Dermiri: Ne rregull ju mund te aplikoni me ketë projekt ne vlerë prej 3.000 euro, por unë do ta rris ne 10.000 euro, nga gjithë kjo ju do ti merrni 3200 euro, ndërsa me tjerat para ju e dini si duheni me veproni dhe duhet me u marre me ketë pune, (duke përmende emrin e njërit prej tyre F….. S……)”.

Nga zyra e partisë DSB në Prizren, kërkohen 5000-7000 euro për një vend pune dhe projekte nga OJQ

X.X: Pas hapjes se konkursit ne ATK unë kontaktova me këshilltarin e Rasim Demirit L….. P……. :

X.X.: Është konkursi i hapur, si ka mundësi të më ndihmoni, kam aplikuar për punë dhe besoj se do më ndihmoni, jam qe një kohë të gjatë me kontratë në vepër, kam aplikuar disa herë, por vetëm me kontratë mbi vepër më kanë pranuar?

Rasim Demiri: Në rregull ne e këqyrim këtë punë, por unë mendoj se ju keni ardhur edhe për diçka tjetër.

X.X.: Për çka tjetër?

Rasim Demiri: Ju keni ardhë me siguri për diçka tjetër, këshilltarët e mi po të presin ty.

Rasim Demiri: A keni konkurruar në ndonjë projekt?

X.X: Jo nuk kam konkurruar, as nuk po dua me konkurruar, unë erdha me kërku me më ndihmu për punë.

Rasim Demiri: Unë kam punë pak jashtë, por ti bisedo me këshilltarët e mi dhe autorizoi në OJQ, sepse ata kanë me punuar me OJQ.

X.X: Organizata e ime është e bllokuar, nuk ka as llogari dhe nuk është funksionale për momentin, sepse nuk kam pas qarkullim.

Këshilltari i Rasim Demirit L.P. : Ti na jep OJQ , ne i rregullojmë të gjitha dhe i paguajmë , po i paguajmë edhe shpenzimet edhe te lëmë diçka edhe për kafe.

X.X: E shohim ketë punë dhe ju lajmëroj, na duhet ta zhbllokojmë llogarinë.

Pas një kohe më ofruan 25.000 euro përmes F….. S…… dhe nëse ti nuk i merr këto 25.000 euro, nuk me muaj me punu më , nuk ke me pas asnjë projekt asnjë gjë, dhe pasi që nuk pranova , filluan kërcënimet nga këshilltari i Rasim Demirit L….. P…….   .

Në baze të incizimeve dhe dokumenteve që ka siguruar Kosova.info, dyshohet se Rasim Demiri ka keqpërdorur mbi 130.000 euro nga projektet e zyrës për komunitet.