Finlandezët, më racistët në Europë

Finlanda është vendi me shkallën më të lartë të paragjykimit racor dhe dhunës kundër migrantëve nga vendet afrikane. 63 për qind e të anketuarve pranuan se kishin ndjenja përçmuese ndaj ekstrakomunitarëve.

Në raportin e Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore për vitin 2017 thuhet se emigrantët vijojnë të vuajnë përjashtimin social dhe racizmin në thuajse në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Në Austri është e zakonshme që policia të ndalojë për kontroll njerëzit me ngjyrë, por vetëm 31% e tyre besojnë se kjo ndodhi për shkak të kombësisë së tyre. Nuk mbeten pas as Italia, Greqia dhe Luksemburgu.

Reklama e sponzorizuar

Në këto vende emigrantët përballen me sulme fizike dhe verbale, diskriminim dhe paragjykime në shumë aspekte të jetës së përditshme kur kërkojnë punë apo shtëpi.

Mbretëria e Bashkuar dhe Malta janë ndër vendet e fundit në listën e dhunës kundër ekstrakomunitarëve.

Drejtori i Agjencisë, Europiane Michael O’Flaherty tha se “racizmi në bazë të ngjyrës së lëkurës mbetet një kamzhik i përhapur në të gjithë Europën.” Sipas tij kjo prirje është e kombinuar me rritjen e nacionalizmit dhe të djathtës ekstreme në botë.