Gjykimet shfajësuese – organet e drejtësisë dështojnë të faktojnë se ka raste të korrupsionit të profilit të lartë

Shumica e aktakuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë, të dorëzuara viteve të fundit, nuk kanë marrë epilog në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Edhe në ato pak raste ku Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë vitit 2019 ka arritur t’i dalë në krye procesit ndaj ndonjë zyrtari – aktgjykimi ka qenë lirues.

Këtë vit nga akuzat për korrupsion janë liruar zyrtarë e ish-zyrtarë, siç janë: ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka, ish-shefi i OSHP-së, Hysni Hoxha, tre ish-menaxherët e Telekomit, ish-zyrtarët e Agjencisë se Akreditimit e ish-deputeti Naser Osmani, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe dy proceset, njëri ndaj ish-ministri Ferid Agani dhe tjetri ndaj ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja, të vetmet me aktgjykim dënues, do të kthehen sërish për gjykim në shkallën e parë.

Reklama e sponzorizuar

“Koha Ditore” ka përcjellë pjesën më të madhe të gjykimeve ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë e që akuzohen për afera të korrupsionit. Shumica prej këtyre gjykimeve nuk kanë përfunduar.