Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai u propozua në këtë pozitë nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Konjfuca ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme nga deputetët e kuvendit, me 75 vota për, 29 kundër dhe 6 abstenime.

Reklama e sponzorizuar

Partitë politike të cilat po marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit, kanë filluar propozimin e kandidatëve për nënkryetar të Kuvendit.

Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin, Lidhja Demokratike ka propozuar, Kujtim Shalën, PDK ka propozuar Memli Krasniqin për nënkryetar.

Gjatë procesit të votimit në sallë kanë qenë të pranishëm 108 deputetë.

Pro kanë votuar 104 deputetë, 1 votë kundër dhe 3 abstenim. /Gazeta Express/