Albulena Haxhiu, deputete nga radhet e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar se qeveria në detyrë ua ka humbur të drejtën në ndihmë sociale të gjithë atyre personave që kanë punuar në zgjedhje.
Më poshtë statusi i plotë:
Me ndihmën sociale në Kosovë, familjet në nevojë nuk mund të kryejnë as nevojat mujore që i kanë.
Çfarë ka bërë Ministria! Personave që marrin ndihmë sociale, e që kanë punuar në ditën e zgjedhjeve, ia kanë ndalur ndihmën sociale!!
Kjo është e papranueshme. Çfarë shteti e pushteti, që varfëron e bën padrejtësi pikërisht me ata që nuk e kanë ndjerë kurrë dorën e shtetit ashtu siç duhet.
Çfarë turpi e çfarë mjerimi!
Këto padrejtësi duhet të ndalohen sa më parë.