Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se ligji i pagave duhet të pezullohet nga Kushtetuesja.
“Me këtë ligj nuk ka barazi. Ky ligj nuk ka arritur të përmbushur kërkesat, janë një kategori që u shkelen të drejtat. Janë mbi 15 mijë pozita që u shkelen të drejtat dhe pesë minj të tjerë në sistemin shëndetësor”, tha ai në televisioni publik.
Sipas tij në ketë ligj ka shumë dallime. “Një ligj duhet të jetë i saktë dhe preciz”, tha ai.
Jashari, vlerësoi se kanë autorizime për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese për të pezulluar ligjin.