Më vendimin e marrë për rritjen e tarifave për sigurimin e veturave njohësi i çështjeve ekonomike në vend Mustafë Kadrijaj ka thënë për “Zërin” se kështu zhvatja e buxhetit po mbulohet përmes qytetarëve.
Sipas tij, duke u bazuar në kushtet ekonomike të qytetarëve në vend, rritja e tarifës është e papranueshme, shkruan gazeta “Zëri”.
“Sjellja e BQK-së po tregon më së miri se zhvatja e buxhetit po mbulohet përmes qytetarëve duke i ngarkuar me tarifë për vetura, që për rrethanat e caktuara është e papranueshme duke marrë parasysh gjendjen ekonomike”, ka thënë ai.
Kadrijaj ka thënë se rritja e tarifës do t’i shtyjë edhe më shumë qytetarët ta lëshojnë vendin.
“Ky do të jetë edhe një presion që qytetarët të marrin rrugën e mërgimit, sepse po ngushtohet hapësira për një jetë normale. Faji për këtë pa dyshim bie mbi forcat politike kështu duke mos amnistuar asnjë subjekt për faktin se edhe subjektet fituese LVV-ja dhe LDK-ja treguan egon ekstreme për pushtet, ku edhe vitit 2019 u mbyll me plot pikëpyetje dhe me mosshpresë për vitin që do të vijë”, ka potencuar ai.