Këto janë punët më të paguara në Gjermani

Mjekët specialistë fitojnë një pagë të lartë në Gjermani.

Portali Online i karrierave “Gehalt.de” analizoi një sasi të madhe të të dhënave për pagat e punëtorëve në Gjermani gjatë vitit të kaluar, për të zbuluar se cilat punë paguhen më shumë.

Sipas këtij studimi, mjekët janë ndër më të paguarit.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu edhe ata që punojnë në sektorin bankar paguhen mjaft shumë.

10 punët më të paguara më së miri:

  1. Mjek me përvojë – 115,317 €
  2. Specialist i bashkimeve dhe blerjeve – 99,635 €
  3. Menaxher i fondit – 83,641 €
  4. Specialist mjekësor – 80,722 €
  5. Menaxher i llogarisë – 75,671 €
  6. Menaxher i shitjeve regjionale – 74,528 €
  7. Profesionist i biznesit që merret me matjen dhe menaxhimin e rrezikut – 71,042 €
  8. Menaxhimi i shitjeve – 67,699 €
  9. Tregtar i sigurisë – 64,784 €
  10. Zhvilluesi i afarizmit – 62,551 €