Kurti flet pas zgjedhjes së Konjufcës kryetar Kuvendi: Mund të kemi takime tjera me LDK-në

Lideri i Vetëvendosjes ka folur pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetari të Kuvendit, shkruan Periskopi.

Kurti ka thënë se me LDK janë në kontakt të vazhdushëm dhe se mund të ketë takime.

Reklama e sponzorizuar

“Me siguri që jemi të intersuar për bisedime për marrëveshje por sot është një ditë e mirë për demokracinë sepse është konstituar Kuvendi  ri, është tempulli i demokracisë dhe ligjvënies dhe kemi treguar qytetërim demokratik për dallim nga legjisilatura e gjashtë nuk kemi bllokuar dhe me dashmirësinë dhe interesin e përgjithshëm do ti tejkalojmë gjitha pengesat”.

Ne jemi në kontakt të rregullt me siguri që do të ketë komunikim, bashkëpunim, takim, të gjitha”, ka thënë Kurti pas daljes nga Kuvendi.

Ndërsa i pyetur se a ishte befasi zgjedhja e Konjufcës si kryetar i Kuvendit, Kurti tha ‘nuk e di sa kanë qenë në dijeni por nuk mendoj që mund të ketë qenë befasi’./