Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se nëse VV nuk pranon kushtet e LDK-së, për qeverisje të balancuar, atëherë kjo parti do ta votojë qeverinë e Kurtit por do të mbetet në opozitë.
“Nëse VV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë, atëherë unë po deklaroj sot se LDK është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale duke ia vënë këto LVV, LDK voton pa asnjë kusht formimin e qeverisë me 28 deputetë pa asnjë kusht, shpreim gatishmërinë të votojmë kryetairn e Kuvendit dhe Qeverinë pa LDK-në nëse s’janë të gatshëm të bashkëpunojmë me ne dhe të qeverisin me ne, por jemi të interesuar që cështja e qeverisë dhe institucioneve të zgjidhet në mënyrë që të funksionojmë”, ka thënë Mustafa.
Pjesë nga fjala e Mustafës para mediave:
“E kishim mbledhjen e kryesisë për të trajtuar përgatitjet për konstituimin e Kuvendit. Mbesim të interesua dhe të përkushtuar që vendit ti japim zgjidhje në këto momente.
LDK është dakorduar që qeveria proporcoionalisht, pesë ministri për LDK pesë për VV, jemi pajtuar që kryeministri dhe një zvkryeministër t’i takojë Vetëvendosjes. Në asnjë rast nuk kemi diskutuar cështjen e kryeministrit.
LDK propozon kandidatin për President, i cili plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret kushtetuese dhe mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së presidentit që do të përkrahet nga LVV, VV të marrë një ministri nga LDK dhe proporcioni në qeveri mbetet 6 me 4, në momentin kur zjgidhet Presidenti.
Kemi llogaritur që në të gjitha këto variante LVV të ketë më shumë pozita, 7 pozita qeveritare, kryeministrin, zvkryeministër dhe 5 ministra dhe dy nënkryetarë të Kuvendit dhe kur do ta bënim ne zëvendësimin me president, do të mbesim me 7 pozita ndërkaq LVV me 10 pozita.
Nëse VV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë, atëherë unë po deklaroj sot se LDK është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale duke ia vënë këto LVV, LDK voton pa asnjë kusht formimin e qeverisë me 28 deputetë pa asnjë kusht, shpreim gatishmërinë të votojmë kryetairn e Kuvendit dhe Qeverinë pa LDK-në nëse s’janë të gatshëm të bashkëpunojmë me ne dhe të qeverisin me ne, por jemi të interesuar që cështja e qeverisë dhe institucioneve të zgjidhet në mënyrë që të funksionojmë.”, ka thënë ai. /Periskopi/