Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se sot në mbledhjen e kryesisë është diskutuar për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Jemi ende duke diskutuar për të arritur një marrëveshje që të kemi propozime të përbashkëta për bashkëqeverisje”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë se mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje, por se vullneti i LDK-së është që të arrihet një e tillë.
Ai tutje ka thënë se sot është diskutuar vetëm për negociatat me VV-në dhe jo edhe për takimin e Osmanit me Kurtin në Kuvend.
“Ne jemi duke ndërtuar mirëbesim dhe mirëkuptim me Lëvizjen Vetëvendosje. Besoj që sot do të mbahet takimi i radhës mes dy liderëve. Kemi vullnet që të arrijmë marrëveshje dhe pjesë e marrëveshjes është që të gjitha palët të bëjnë kompromise”, ka thënë ai.