Oda e Afarizmit kërkon nga Banka Qendrore e Kosovës që të ulë tarifat e mirëmbajtjes së llogarive nga bankat komerciale, të heq kamatën prej 5 për qind për para të imta, të bëjë unifikimin e POS-ave dhe të ulë tarifat e pagesave. Sipas OAK-ut, këto kërkesa po përsëriten.
“Të largohet kamata prej 5 për qind për para të imëta prej bankave komerciale, për kthimin e parave metalike në kartëmonedha. Kosova ka tarifat më të larta të Master dhe Visa Card në rajon, derisa në Serbi tarifat në shkëmbim janë 0.2 për qind deri 0.3 për qind, Kosova për transaksione më pak se 25 euro e ka 0.8 për qind apo 400 për qind më të lartë dhe tarifat tjera ndryshojnë nga 1.2 për qind deri 2 për qind apo rritje nga 600 për qind deri në 1,000 për qind më të larta. Ndërsa tarifat e pagesave nga POS-ët në markete po sillen nga 1.3 për qind deri në 2 për qind”, thuhet në njoftimin e OAK-ut.
Në fund, Oda e Afarizmit fton Bankën Qendrore të Kosovës që t’i marrë parasysh këto vërejtje, t’i dal në ndihmë biznesit dhe qytetarëve që do të ndikoj në rritjen e pagesave, rritjen e biznesit dhe zvogëlimin e informalitetit në vend.