Pak ditë pas hyrjes në fuqi Ligji për Paga në Sektorin Publik përfundoi në Gjykatën Kushtetuese. Institucioni i Avokatit të Popullit e dërgoi këtë ligj në Kushtetuese, prej së cilës ka kërkuar vlerësimin e përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e vendit, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Institucioni i Avokatit të Popullit para dy ditësh e ka dërguar kërkesën për pezullimin e Ligjit për Paga në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese.
Prej kësaj Gjykate është kërkuar vlerësimi i përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e Kosovës. Kjo kërkesë tashmë është pranuar nga Kushtetuesja, mirëpo ende nuk dihet se kur kjo do ta thotë fjalën e fundit për sa i përket këtij ligji.
Nga Ministria e Financave thonë se pagat do të dalin me rritje deri në një vendim përfundimtar për pezullimin e ligjit, teksa tri sindikata kanë paralajmëruar greva e protesta nga java e ardhshme në rast se Ligji për Pagat pezullohet nga Kushtetuesja.