Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS ka mbajtur konferencë për medie lidhur me vendimin sindikal për shpalljen e grevës së përgjithshme, për të kundërshtuar zhvendosjen nga objekti aktual.
Ata njoftuan se do të ushtrojnë kallëzim penal ndaj ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar ndaj vendimit që ka nxjerrë për largimin e stafit të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit nga ky objekt dhe që nga nesër do të jenë në grevë për të kundërshtuar këtë vendim.
“Ideja e kësaj konference është që edhe një herë të tregojmë vendosmërinë për kundërshtuar me të gjitha mjetet juridike një vendim që është i jashtë ligjshëm që ka marrë një ministër që nuk do të duhej ta merrte atë vendim për arsye se është një vendim i ish-kryeministrit Thaçi ku ka kërkuar me një vendim që të gjitha institucionet që janë në prona private të kalohen në prona publike. Ai vendim asnjëherë nuk është shfuqizuar, këta njerëz që e kanë marrë këtë vendim janë të pandërgjegjshëm”, ka thënë Labinot Berisha, kryetar i sindikatës./eo/