Të punosh së bashkë me anëtarët e familjes në të njejtin ambient pune mund të jetë më e vështirë seç mund ta kishit imagjinuar. Një sipërmarrje e tillë mund të jetë e mbushur me sfida të shumta të cilat ju duhet t’i menaxhoni në mënyrën më të mirë të mundshme, nëse doni të keni një bashkëpunim sa më preofesional dhe për rrejdhojë edhe produktiviteti i biznesit tuaj do të jetë në nivele të larta. Më poshtë do të lexoni disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë:
- Mendojeni disa herë përpara se t’i kundërshtoni
Një prej gabimeve më të mëdha që bëjnë punonjësit që janë njëkohësisht edhe anëtarë të së njejtës familje është që t’i drejtohen njëri-tjetrit edhe në ambientin e punës, në të njejtën mënyrë që i drejtohen edhe në ambientet e shtëpisë. Gjithashtu ju duhet ta mendoni disa herë përpara se t’i kundërshtoni ata mbi një çështje të caktuar sidomos në publik. Fakti që ata janë anëtarë të familjes suaj nuk do të thotë që ata të mos mërziten nga një gjë e tillë.
- Falenderojini ata dhe shprehini mirrënjohje, njësoj si ndaj çdo punonjësi tjetër
Shpeshherë rutina ditore e punës ju përfshin dhe ju harroni disa gjëra shumë të rëndëishme, si të falenderoni dhe të tregoheni mirënjohes ndaj punonjësve tuaj, veçanërisht kur ata janë edhe anëtarë të familjes suaj. Ju duhe t’i evidentoni meritat e tyre dhe t’ia bëni atyre të ditur sesa mirënjohës jeni për ndihmën që ata kanë dhënë në progresin e biznesit tuaj të përbashkët.
- Komunikimi shumë i rëndëishëm
Komunikimi është një prej elementëve më të rëndëishëm sidomos kur bëhet fjalë për një mjedis pune. Nëse ju do të komunikoni në vazhdimësi, do të shprehni idetë tuaja dhe të gjitha çështjet mbi të cilat nuk jeni dakord do ta shikoni se çdo gjë do të zgjidhet në mënyrën më të mirë mirë mundshme.
- Fleksibiliteti
Ju duhet të jeni të përgatitur që gjatë rrugëtimit të biznesit tuaj ju do të përballeni gjithmonë me sfida të paparashikuara. Por ju duhet të tregoheni sa më fleksibël të mundeni sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i përballoni ato lehtësisht. /monitor.al/
Burimi: The Enterpreneur