Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli sot do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Paraqitja e Veselit para Speciales paraparë për datën 4 dhjetor, por siç thanë nga zyra e tij, për shkaqe teknike është shtyrë deri sot.
Kreu i PDK-së u nis gjatë mesditës të së hënës për në Hagë dhe tha se ky është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.
“Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së. Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vet. Edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj Zotin për këtë. Dua të rikonfirmoj edhe njëherë se me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha ai pak para nisjes.