Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër vendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Xhabir Zharkut.
Sipas njoftimit nga Gjykata e Apelit aktvendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj i datës 15 dhjetor, sipas të cilës kjo masë do të zgjasë deri më 13 janar të vitit të ardhshëm.
Ish kryetari i Kaçanikut po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të dy veprave penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit”.
“Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës se parë, ka vlerësuar djret se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri, i njëjti mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë, më qellim të pengimit të rrjedhës normale të saj”, përfundon komunikata.