Kryesia e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës thotë se do ta mbështesin Policinë nëse ata do të organizojnë protestë, derisa shtojnë se nuk mund të mbajnë tash protesta pasiqë ende nuk ka një qeveri në detyrë.
Kryesia e Sindikatës së zjarrfikësve të Kosovës thotë se ka analizuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e pezulloi ligjin e pagave deri në muajin mars dhe shpreh shqetësimet që ky anulim i ligjit reflektoi tek kjo kategori e te punësuarve (zjarrfikësve) ku anulimi i ligjit drejtpërsëdrejti ndikoi dhe mohoi diçka pozitive që për herë të parë ndodhi te zjarrfikësit e Kosovës, ku në ligj ishim të niveluar me Shërbimet tjera emergjente dhe sektorët e sigurisë.
Sipas njoftimit, zjarrfikësit me ligjin e vjetër të pagave janë kategoria me koeficientin më të ulët që marrin pagë nga buxheti i shtetit në gjithë vendin, koeficient 4.83 dhe 5.5.
Ata thonë se për ketë arsye kanë ngritur zërin dhe shqetësimet lidhur me ketë çështje dhe format tjera te diskriminimit te paskrupullt qe i behën këtij shërbimi.
“Dhe në momentin kur zjarrfikësit priten së do të ndërpriten pabarazitë dhe diskriminimet që u janë bërë në raport me kategoritë tjera, ndodhi ky vendim që zjarrfikësit i goditi më së shumti dhe i diskriminoi dhe ktheu mbrapa me të njëjtat probleme dhe theu shpresën që së paku në një aspekt diçka u rregullua”, thuhet në njoftim.
Ata thonë se zjarrfikësit e Kosovës nuk kanë problem vetëm me ligj të pagave.
“Ne e kemi pasqyruar gjendjen shume herë, duke ngritur zërin dhe shprehur pakënaqësitë duke ju drejtuar institucioneve relevante të shtetit, duke kërkuar që të zbatohen ligjet në fuqi, të ndërpriten shkeljet e të drejtave të punëtorëve, të ndërpriten diskriminimet dhe denigrimet, kemi organizuar edhe protesta para Qeverive të Kosovës, por fatkeqësisht të gjitha kërkesat mbeten në sirtar të Qeverive dhe gjendja mbeti shumë e rend dhe konfuze, pa asnjë ndryshim te vetëm por vetëm duke u përkeqësuar gjendja”, thuhet tuje në njoftim.
Zjarrfikësit thonë se sfidë kryesore mbetet moszbatimi i ligjeve, statusi i pa zgjedhur, mosplanifikimi buxhetor as nga MPB as nga komunat, mosdefinimi i kompetencave në mes nivelit Qendror dhe lokal, ndarja e përgjegjësive, marrja e obligimeve se kush duhet të përkujdeset për Zjarrfikësit kjo shkakton probleme dhe zjarrfikësit pësojnë pikërisht nga ky dualizëm i krijuar.
Sipas tyre, ndarja e mjeteve nga niveli qendror paraqet problem se si të alokohen, sepse zjarrfikësit pagat i marrin nga komunat dhe ligjërisht janë staf i MPB/AME.
“Koeficienti i ultë, mos kompensimin e ndërrimeve të natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore, nuk janë kompensuar pikërisht për shkak të procedurave administrative ligjore dhe kjo i ka irrituar zjarrfikësit, konsiderojmë se këto shkelje ligjore po bien mbi supet e zjarrfikësve, prandaj jemi të shqetësuar me gjendjen e krijuar pa shpresë për rrugëdalje”, thuhet në njoftim.
Duke analizuar gjendjen e krijuar dhe parimin e solidariteti të Sindikalizmit, Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës, solidarizohet me kërkesat e Sindikatave që janë në grevë dhe të drejtën për të shprehur pakënaqësi, duke mos ua mohuar edhe të tjerëve që të gëzojnë të drejtën e tyre.
“Sa u përket zërave kritik se Sindikata e zjarrfikësve nuk është duke organizuar greva dhe protesta si sindikatat tjera, ne për shkak të ligjit mbi grevën, që na e ndalon grevën dhe për shkak të specifikave të profesionit të zjarrfikësve, misionit shpëtimit të jetës së njeriut dhe të mirave materiale dhe gjithashtu kemi analizuar se protestat në kohen ku mungojnë institucionet relevante vendimmarrëse, nuk do jenë produktive pasi që nuk dimë se nga kush do te marrim përgjigje dhe gjithashtu ku t’i adresojmë kërkesat që duhet të parashtrohen nga këshilli Protestues.
Për shkak te specifikave te ngjashme për siguri, me Sindikatën e Policisë kemi vendosur që t’i akordojmë vendimet qe nëse do të organizohet protestë nga policia e Kosovës të solidarizohemi me Policinë”, thuhet në njoftim.
Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës thotë se do të jetë shumë këmbëngulëse dhe konsistente në kërkesat e zjarrfikësve dhe nuk do te ndalen derisa t’i gëzojnë të drejtat që garantojnë ligjet në fuqi dhe gjithashtu nuk do të ndalen derisa t’i gëzojnë edhe obligimet e zotuara nga qeveria në detyre, të arritura në bisedimet që kanë pasur në vitin 2018.
“Mjete që nuk dimë se ku përfunduan, mjetet buxhetore te premtuara për zjarrfikës në vitin 2019-të, siç ishin ngritja e koeficientit nga 4.83- dhe në disa komuna 5.5 të nivelohen në koeficient 6-të, në të gjitha komunat, kompensimet për ndërrime të natës, festat shtetërore, ngritja e rrezikshmërisë, orët jashtë orarit dhe benifiteve tjera, jemi i vetmi shërbim në vend që diskriminohemi në ketë formë që nga vitet 2000-ta, por pasi që qeveria shkoi në dorëheqje të gjitha mbeten vetëm në letër”, thuhet në njoftim.
Sindikata e zjarrfikësve thotë se do të pres deri sa të formohen institucionet e shtetit dhe do t’iu drejtohen për të gjitha problemet dhe gjendjen e krijuar ne shërbimin e Zjarrfikësve të Kosovës.
‘Zjarrfikësit meritojnë tjetër trajtim si në vendet kudo në botë, duhet të kenë tretman sipas misionit, themelimit të shërbimit emergjent për të shpëtuar jetë”, tha ai.