Zyra e Bashkimit Evropian mirëpret konstituimin e Kuvendit, kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një njoftimi ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.

Ata tutje kanë shtuar se presin formimin e shpejtë të qeverisë, e cila sipas tyre, do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin ekonomik.

“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryetarin e ri dhe kryesinë e sapo zgjedhur. Ne presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane. Ne mezi presim që të punojmë së bashku me autoritetet e reja për këto objektiva të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar