154 milionë euro për ndërtim të rrugëve

Shuma e parave të shpenzuara për ndërtim të rrugëve gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2019 është dukshëm më e vogël se sa ajo që është shpenzuar në periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara shihet se për nëntë muajt e parë të vitit 2019 për ndërtim të rrugëve u shpenzuan 154 milionë euro, gjatë nëntë mujorit të parë të vitit 2018 për këtë qëllim u shpenzuan 207 milionë euro, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit 2017 janë shpenzuar 210 milionë euro. /Front Online/