Aksion për pastrimin e Liqenit të Badovcit

Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badocit sot do të zhvillojë aksion për pastrimin e liqenit të Badovcit.

Aty sot nga ora 10:00 pritet që organizatorët e këtij aksioni t’i presin qytetarët dhe vullnetarët tjerë, ku më pas do të fillojë edhe aksioni për pastrimin e liqenit.

“T’i bashkangjiteni aksionit të madh qytetar e vullnetar për pastrimin e liqenit të Badovcit, të dielën më datë 26 janar, në ora 10:00, me vend takim te kthesa e rrugës për te parku i arinjve në liqe te hapësira për parking (200 m para parkut te arrinjeve) , aty do t’ju presin organizatorët e aksionit”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar