Çka ndodhë nëse Kurti nuk e bën qeverinë?

3 shkurti është data deri kur Albin Kurti ka kohë ta kompletojë kabinetin e tij qeveritar pasiqë ai kërkoi që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet në këtë datë.

Pengesat në arritjen e koalicionit mes këtyre dy subjekteve politike janë shfaqur në momentin kur është diskutuar për ndarjen e pozitave dhe përgjegjësive.

Lidhur me këtë temë, është deklaruar njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka. Në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ai tregoi se çfarë do të ndodhë në qoftë së Kurti nuk arrin ta kompletojë kabinetin qeveritar.

Reklama e sponzorizuar

“Në qoftë se Kurti nuk arrin ta formojë Qeverinë, me të njëjtën procedurë presidenti duhet ta caktojë mandatarin tjetër, i cili ka kohë 10 ditë për të formuar Qeverinë. Nëse as ai nuk mundet atëherë duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, është shprehur Smaka.

Ndërkohë, mandatari Kurti të enjten ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuesit e minoriteteve në Kuvend, prej të cilëve ka kërkuar mbështetje për Qeverinë në ardhje.

Letra e plotë e Kurtit për thirrjen e seancës për votimin e Qeverisë

Përfaqësuesit e këtyre minoriteteve, kanë thënë pas takimit se ende nuk e kanë të definuar qëndrimin e tyre dhe se gjatë ditëve në vijim ata do të marrin vendim nëse do ta përkrahin Qeverinë Kurti.