Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj duke thënë se qasja e tij nuk i ndihmon kauzës së përbashkët të të dy partive, raporton Gazeta Express.
Basha ka shkruar në Facebook se për secilin fjalë të Selmanajt nëpër studio televizive, është i bindur që LDK-ja ulet për 1%.
“Për secilën fjali të Driton Selmanajt në TV, jam i bindur që LDK ulet për 1%. Për vetëm një emision, ky është n’gjendje me rrëzu LDK-në përtokë”, thotë ai.
Tutje, deputeti i LV-së, thotë se qasja e Selamanajt është dëshpëruese.
“Qasja e këtij çunit është dëshpëruese dhe nuk i ndihmon kauzës sonë të përbashkët, kurse ende më dëshpëruese për vet LDK-në që e ka pa këtë çunin si “ushkur i republikës”, shton ai.
Basha shton se LV nuk do të ndalet duke punuar për arritje të marrëveshjes me LDK-në para datës 4 shkurt.