Dogana e Kosovës mblodhi 10 milionë euro nga kontrabanda me mallra

Serbia për çdo ditë humbë 1.039.000 euro që nga vendosja e taksës 100 për qind për importin e produkteve të Serbisë.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se ekonomia e Serbisë për çdo ditë humb nga 1.039.000 euro prejse është vendosur taksa 100 për qind në importin e produkteve serbe në Kosovë, derisa tregun e Serbisë në Kosovë tani e kanë marrë Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Turqia dhe Maqedonia Veriore. Dogana e Kosovës: Në vitin 2019 importi nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina ishte 6 milionë euro, shkruan sot Zëri.

Ekonomia e Serbisë për çdo ditë humb nga 1.039.000 euro prejse Prishtina ka vendosur taksën 100 për qind në importin e produkteve të Serbisë. Më së shumti ka humbur industria ushqimore, pasi endin e produkteve serbe në tregun e Kosovës tani e kanë marrë kompanitë nga vende të tjera, derisa praktikisht Serbia më nuk është e pranishme në tregun e Kosovës. 

Reklama e sponzorizuar