Kosova nuk është imune ndaj tij, andaj edhe kanë filluar të merren masa për t’u mbrojtur nga ai.
Gripi sezonal po vazhdon të prekë mijëra kosovarë edhe gjatë këtij viti. Dy persona të prekur me grip kanë vdekur, ndërsa tre persona janë në gjendje të rëndë. Derisa shumë qytetarë po preken nga gripi sezonal, ekziston rreziku që Kosova të preket edhe nga koronavirusi, i cili deri më tani ua ka marrë jetën mbi 100 personave, shkruan sot gazeta Zëri.
Virusi i përhapur në Kinë – koronavirusi po vazhdon të prekë shtete të shumta të botës, duke përfshirë këtu së fundmi edhe disa shtete në Evropë, si Gjermaninë, Francën e Zvicrën. Ndonëse deri më tani asnjë kosovar nuk është prekur me këtë virus, Kosova nuk është imune ndaj tij, andaj edhe kanë filluar të merren masa për t’u mbrojtur nga ai.