Grupi për mbrojtjen e Liqenit paralajmëron protesta në mbrojtje të Badocit

Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit, ka bërë të ditur se të enjten mbrëma do ta mbajë një takim ku do të shqyrtohet ideja për protesta në mbrojtje të liqenit artificial.

Organizatorët e takimit i kanë thënë Koha.net se do të diskutohen disa çështje, në mesin e të cilave edhe protesta e mundshme.

“Nesër, me 16 janar, nga ora 20:00 ju ftojmë për takim të përbashkët ne Termokiss (mbrapa ngrohtores se qytetit në Prishtinë) për te diskutuar gjetjet rreth shkeljeve ligjore lidhur me çështjen e ndërtimit pranë liqenit të Badocit që kërcënon mirëqenien tonë! Të mblidhemi që bashkërisht të përcaktojmë hapat e ardhshëm – ta mbrojmë liqenin tonë!”, thuhet në postimin e këtij grupi. Ata kanë bërë të ditur se në këtë takim nuk është ftuar Komuna e Prishtinës, Ministria e Mjedisit apo kompania KAWA.

Reklama e sponzorizuar