Ikje masive e qytetarëve nga Kosova, 31 për qind e tyre thonë se do të largoheshin përgjithmonë

Fotografi ilustruese

Viteve të fundit ndonëse ende nuk ka të dhëna të sakta, qytetarët po vazhdojnë ta largohen nga Kosova, e kjo po ndodh për arsye të ndryshme.

Në një hulumtim të bërë së fundmi nga organizata Demokracia për Zhvillim D4D, 31.4 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se do ta lëshonin Kosovën përgjithmonë.

Si arsye të largimit të tyre 26.0 për qind e qytetarëve kanë thënë se do të largoheshin nga Kosova për faktin se mund të gjejnë punë më lehtë, të punojnë pavarësisht nga prapavija akademike që kanë dhe të paguhen arsyeshëm.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, nga 15 vendet që janë dhënë si opsione në këtë hulumtim se ku do të emigronin qytetarët që do të largoheshin nga Kosova, në vendin e parë është Gjermania me 28.3 për qind të qytetarëve që kanë zgjedhur si vend për të emigruar, pastaj Zvicra me 26.3 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 10.2 për qind.

Të pyetur se sa janë gjasat për gjetjen e një vendi të punës jashtë vendit në krahasim me vendin tuaj, 56.5 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se gjasat janë shumë më të mëdha.

Por, pavarësisht kësaj 40.6 për qind e respodentëve që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim nga D4D, kanë deklaruar se nuk do ta lëshonin Kosovën.

Image
Image