Inspektorati në Shtime mbyll dy kafene shkaku i mungesës së dokumentacionit

Zyrtarë të Inspektoratit në komunën e Shtimes kanë njoftuar se gjatë këtyre ditëve kanë nisur një aksion, i cili deri tani ka rezultuar me mbylljen e dy lokaleve të kafeneve shkaku i mungesës së dokumentacionit.

Po ashtu, janë shqiptuar edhe katër gjoba me nga 500 euro për kafenetë që nuk e kanë të kompletuar dokumentacionin për punëtorë.

“Aktualisht i kemi mbyllur dy kafene në mungesë të dokumentacionit si dhe janë shqiptuar gjoba me nga 500 euro për katër kafene të cilat kanë mbajtur në punë punëtor pa libreza sanitare dhe pa kontrolle mjekësore kundër sëmundjeve ngjitëse. Inspektimet i kemi bërë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe njësitin kundër trafikimit me qenie njerëzore”, ka thënë për Kohën Ditore Sherif Sherifi, shef i inspektoratit në komunën e Shtimes.

Reklama e sponzorizuar