Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019, institucionet qendrore dhe ato lokale vetëm për derivate kanë shpenzuar 12,79 milionë euro, apo 1 për qind më pak se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Bazuar në të dhëna zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se për derivate dhe lëndë djegëse gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2018 ishin shpenzuar 12,98 milionë euro, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit 2017 ishin shpenzuar 11,96 milionë euro. /Front Online/