Këto janë kushtet e reja për punë sezonale në Gjermani

Të rinjtë e veçmas studentët shqiptarë do të kenë mundësinë që pushimet verës, t’i shfrytëzojnë për punësim sezol në Gjermani.

Ambasada gjermane ka publikuar një thirrje të Qendrës gjermane të informimit për emigracionin, arsimin profesional dhe zhvillimin e karrierës, ku sqarohen hapat që duhen ndjekur nga të rinjtë e interesuar.

Për të interesuarit kërkohet që së pari të lexojnë me shumë kujdes fletën e informacionit, më pas duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë në mënyrë elektronike formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga universiteti ose shkolla profesionale.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, duhet të fotokopjojnë pasaportën, vërtetimin e dijeve të gjermanishtes nëse e kanë dhe lejen e drejtimit, edhe atë nëse e zotërojnë. Dokumentet origjinale duhen dorëzuar pranë qëndrës DIMAK Albania deri në 14 shkurt, ora 15:00.

Përmes Facebookut, drejtues të saj u shprehën të gatshëm të publikojmë edhe seancat e ardhshme informuese, ku do të bëhet dhe një prezantim i programit, e ku studentët mund të marrin përgjigje për pyetjet e tyre.

Qëllimi, siç sqarohet në njoftim, është përafrimi i ofertës informues gjermane dhe e ofertës ekzistuese në Shqipëri rreth temës së emigrimit të ligjshëm në Gjermani dhe sidomos nxitjes së punësimit për qytetarët shqiptarë. /albinfo.ch/