Kinezët po kërkojnë edhe në Kosovë maska mbrojtëse për Coronavirusin

Ekonomia  e jashtëzakonshme kineze po del të jetë e vogël për vet Kinën, e cila këto ditë po përballet me Koronavirusin që është përhapur edhe në pjesë tjera të botës.

Derisa në Kosovë vazhdimisht importohen me tonelata mallra të prodhuara në Kinë, tani ky shtet aziatik po kërkon diçka në Kosovë, si pjesë e luftës kundër Coronavirusit, shkruan Gazeta Express.

Kompani qe merren me produkte medicinale në Kosovë, po kontaktohen nga ato kineze të cilat po kërkojnë maska mbrojtëse apo siç njihen ndryshe si “Surgical mask”.

Reklama e sponzorizuar

Kina ka popullatë shumë të madhe sa që kompanitë prodhuese atje po del se nuk po mund të prodhojnë maska mbrojtëse për kinezët që janë në panik shkaku i virusit vdekjeprurës.

Gazeta Express e ka siguruar një email ku shihet se kinezët kanë kërkuar nga një kompani kosovare 50 deri në 100 mijë maska mbrojtëse.