Njësitë e Doganës në fshatin Uglarë të komunës së Fushë Kosovës, kanë kapur rreth 600 litra pije alkoolike të cilat dyshohem që janë të kontrabanduara nga Serbia.
Në njoftimin për media nga Dogana e Kosovës, theksohet se gjatë patrullimeve rutinore njësitë e Doganës kanë hasur në produkte që kishin origjinë nga Serbia, njësit kanë kërkuar dokumentacionin e importi gjë që personi kompetent nuk ka arritur të prezantojë.
“Oficerët doganorë kanë ushtruar kontroll në shitore dhe depon e tij ngjitur me shitoren. Gjatë kontrollit të hapësirave të ndryshme të lokalit janë gjetur sasi të konsiderueshme te pijeve alkoolike”, thuhet në njoftim.
Sipas Doganës, pas kontrollimit janë gjetur rreth 600 litra pije alkoolike.
“Malli në fjalë është ndaluar përkohësisht dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi.