Deputeti i VV’së, Hekuran Murati, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se cilat janë problemet në propozimin e LDK’së për president.
Murati thotë se LDK vetë kishte thënë se posti i presidenti do të vinte me propozim konsensual nga dy partitë para zgjedhjeve, por edhe pasi që kërkuan këtë propozim VV pranoi të negocionte.
“Ne jemi pajtuar për një president konsensual. edhe kështu propozimi është dashur të vijë nga dy partitë. Pasi ngulmuan në propozimin e presidentit, atëherë kërkuam nga ta një emër”, tregon Murati.
“Ata thanë se emrin do e merrni kur të vijë koha”
Pastaj Murati tregon se çfarë ngjau në vazhdimin e negociatave.
“Në mungesë të emrit, kemi thënë se duhet vendosur parime”, thotë ai.
“Një parim është se propozimi duhet të jetë një grua. Kjo për shkak se një nga tre pozitat kryesore në shtet duhet të jetë një femër, dhe çfarë mesazhi do dërgonim ndryshe për përfaqësimin e drejtë gjinor. Parimi i dytë, njërën prej të cilëve duhet ta plotësojë propozimi, është se ai duhet të jetë me prapavijë të luftës, dhe ne e dimë se brenda LDK’së ka të tillë