Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për Badovcin

Kuvendi i Prishtinës ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga një pjesë e asamblistëve të partive opozitare.

E vetmja pikë e rendit të ditës do të jetë diskutimi lidhur me çështjen e ndërtimeve në Badovc. Mbledhja ka filluar në ora 10:00.

Gjatë kësaj seance, asambleisiti i PDK-së Leotrim Retkoceri ka kërkuar sqarime dhe informata në lidhje me tendencat për ndërtime banesore në liqenin e Badovcit.

Reklama e sponzorizuar

Më tutje, Retkoceri ka thënë se, si asamblistë, por të mbështetur edhe nga qytetarët, nuk do të lejojnë shkeljet ligjore në këtë çështje.

“Ne duam t’ju garantojmë se do ta mbrojmë ujin e pijshëm të liqenit nga rreziku që i vjen nga ndërtimet. Do ta mbrojmë interesin dhe të drejtat e qytetarëve të Prishtinës, sepse ky ujë është jetik për të gjithë ne”, ka thënë Retkoceri.

Retkoceri ka thënë se PDK është kundër ndërtimeve që shkelin Ligjin dhe planet rregulluese në Badoc, raporton EO.

Mbledhja është e hapur edhe për qytetarët dhe pritet një interesim i madh në lidhje me këtë çështje, sidomos pas organizimit në rrjete sociale.

Ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë mbajtur konferenca për shtyp duke kundërshtuar projektin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit, ndërsa një konferencë e kanë paralajmëruar për sot edhe asambleistët e LDK-së.