Ndërmarrja sllovene Air Adriatic, e cila është në pronësi të Izet Rastoder, ka blerë linjën ajrore të falimentuar të Sllovenisë “Adria Airways” për 45 mijë euro.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rastoder, një importues dhe shitës i bananeve, si dhe një tregtar i pasurive të patundshme, themeloi Air Adriatic vetëm disa ditë pasi Adria Airways.
Rastoder më parë ka thënë se planifikon të përdorë certifikatën AOC të Adria për zhvillimin e një kompanie private dhe është në proces të sigurimit të dy aeroplanëve.
Sidoqoftë, një biznesmen i lindur në Mal të Zi, i cili u transferua në Lubjanë në vitin 1986, gjithashtu po mendonte të krijonte një transportues me kosto të ulët me qendër në Lubjanë.
Po sipas mediave, pronësia e kompanisë së mëparshme është shitur plotësisht dhe përfshin një certifikatë AOC, si dhe licenca dhe manuale të ndryshme mbështetëse.
Certifikata e Adria u pezullua deri më 30 shtator 2020, por ajo do të kthehet pasi të jenë përmbushur disa detyrime ndaj Agjencisë Sllovene të Aviacionit Civil, përfshirë këtu edhe mbajtjen e aeroplanëve operues.
Kompania e Rastoderit gjithashtu do të duhet të marrë përsipër një mori detyrimesh, siç janë ato që u krijuan pas revokimit të AOC të transportuesit dhe procedurave të falimentimit.
AOC sllovene i jep pronarit të saj të drejtën të ruajë linja tregtare midis Sllovenisë dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së.
Siç kujtojnë mediat, Adria Airways falimentoi tetorin e kaluar pasi pronari i saj, Fondi Financiar 4K, nuk ishte në gjendje të përmbushë detyrimet e saj financiare.
Qeveria sllovene atëherë njoftoi se po mendonte krijimin e një linje të re ajrore shtetërore.
Por pas një analize të hollësishme ekonomike të një lëvizje të tillë, ata arritën në përfundimin se nuk ia vlen.