Në Kuvend të Kosovës kanë arritur përfaqësuesit e LDK-së, të udhëhequr nga kreu i partisë, Isa Mustafa. Për pak minuta pritet që të nisë takimi me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.
Para se të hynte në Kuvend, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët e partisë, Vjosa Osmani e Agim Veliu ka folur shkurtimisht para mediave.
Ai ka thënë se janë duke u munduar që të arrijnë marrëveshjen.
“Po mundohemi me arritë marrëveshjen”, raportohet të ketë thënë Mustafa.
Ndërkohë, në LV momentalisht është duke u mbajtur një mbledhje e Albin Kurtit me grupin punues.
Takimi Kurti – Mustafa pritet që të nisë në ora 15:30.