Lut Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur rreth mos arritjes të marrëveshjes
për koalicion me VV-në.
Haziri po ashtu mohoi një koalicion të mundshëm LDK-PDK.
“Nuk shkojmë me PDK-në me asnjë lloj qeverisjes. Nuk funksionojnë matematikat tjera me LDK-në”, u shpreh ai për T7.
Haziri ka thënë se shpreson që një marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së të arrihet para seancës së 3 shkurtit.