Nënkryetari i PDK-së: Kjo është përgjigja jonë për LDK-në dhe Vetëndosjen

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se PDK-ja nuk do t’i përgjigjet ftesave të mundshme për koalicion nga Lëvizja Vetëvendosje.

Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se qëndrimi i PDK-së është qartë: mbetja në opozitë, së paku deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve qoftë nga LDK-ja, qoftë nga Vetëvendosje, nuk ndryshon fakti që ne do të jemi në opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme. Nuk kemi marrë ftesa, por edhe nëse do kishim marrë ftesë, përgjigja ynë është e qartë”, ka deklaruar Krasniqi.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka thënë se PDK-së i mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet politike gjatë ditëve të ardhshme.