Oferta e LDK-së- VV thotë se shumë shpejtë do t’i kthejnë përgjigje

Duke e refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, i nisi një ofertë tjetër kësaj partie, ku ia kërkoi postin e kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e presidentit, për të lënë që ky post të i kthehet sërish VV-së, pasi që, LDK ta merr presidenti, shkruan Gazeta Insajderi.

Por, a do të ketë sot një takim ne mes këtyre dy partive, për të nënshkruar një marrëveshje të mundshme për bashkëqeverisje, ende nuk dihet. Ani pse, topi tani është të VV.

Reklama e sponzorizuar

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, anëtari i VV-së, Liburn Aliu, tha se nuk është në dijeni që do të ketë një takim, mirëpo ai konfirmoi se shumë shpejt do të ketë një përgjigje nga partia e tij për LDK-në.

“Nuk e di a do të ketë takim. Ofertën e kemi marrë, por cila do të jetë përgjigja unë nuk jam momentalisht në Prishtinë dhe nuk e di, por besoj se do të ketë shumë shpejt një përgjigje”, tha shkurt për Insajderin, Liburn Aliu.

Njëjtë si oferta e VV-së, edhe ajo e LDK-së, u kritikua nga anëtarët e kësaj të parës.

E për këtë ofertë nga LDK, vet Liburn Aliu, dje kishte thënë se ky propozim është i dëmshëm dhe i keq, ndërsa ka vazhduar të thotë se VV, është e gatshme ta rritë numrin e ministrive, por assesi ta shkarkojnë Konjufcën.

Ndërsa, mëngjesi i sotëm sërish gjeti duke u përplasur mes vete anëtarët e të dy partive.

E kjo erdhi pas ‘sakrificës’ që po e bënë kinse LDK për shtetin.

Sekretari i LDK-së, Arban Arbrashit, është shprehur se kërkesa e LDK-së për presidentin është për shtetin e jo për LDK-në.

Abrashi, një përgjigje të shpejtë e ka marr nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i cili përmes rrjetit social Facebook, tha se edhe Thaçi ishte votuar për shtetin.

Përplasjet mes këtyre dy partive po vazhdojnë ende, teksa dje kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, para medieve tha se takim do të ketë vetëm nëse ka marrëveshje ose nëse duhet të dalin e të tregojnë se nuk do të ketë marrëveshje.