OSHP-ja anuloi vendimin e MMPH-së që i dha tender kompanisë me dokument të bankës së licencuar në Serbi

Në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit për ndërtimin e parkut rekreativ te pishat në Gllobar – Drenas, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) kishte kërkuar nga kompanitë dëshmi të qarkullimit financiar të lëshuar nga një bankë e licencuar në Kosovë.

Por, në kundërshtim me këtë kërkesë kishte vendosur që tenderin, vlera e paraparë e të cilit është 150 mijë euro, t’ia jepte një kompanie që gjendjen financiare e kishte dëshmuar me dokument të lëshuar nga një bankë e licencuar në Serbi. Për këtë arsye Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) e ka anuluar vendimin për dhënie të kontratës për kompaninë “SABA BELCA” dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë vendim OShP-ja e ka marrë pasi që e ka aprovuar si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik N.N. ”100% Design” sh.p.k..

Reklama e sponzorizuar

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: ‘Ndërtimi i
parkut rekreativ te pishat në Gllobar-Kodra e Kamenicës, Drenas’, me numër të prokurimit: 210-19-7734-5-2-1, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe lënda të kthehet në rivlerësim”, thuhet në vendimin e OShP-së.