Podujeva mbyll qendrën e qytetit

Qendra e qytetit të Podujevës prej të hënës do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve. Zyrtarët komunalë kanë thënë se nga 20 janari do të fillojë së realizuari ndërtimi i Bulevardit dhe “Sheshit të Dëshmorëve” në këtë pjesë të qytetit.

Në njoftimin për media të Komunës thuhet se qytetarët duhet të shfrytëzojnë rrugët tjera për qarkullim, transmeton Koha Ditore.

Reklama e sponzorizuar

“Njoftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës se për shkak të fillimit të realizmit të projektit

ndërtimi i bulevardit dhe sheshit ‘Sheshi i Dëshmorëve’ në qendrën e qytetit, duke filluar nga data 20.01.2020 do të mbyllet për qarkullim të automjeteve një segment i Rrugës ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës njofton qytetarët se për shkak të fillimit të realizmit të këtij projekti…një segment i Rrugës ‘Zahir Pajaziti’ (nga udhëkryqi i rrugëve ‘Zahir Pajaziti’ – ‘Dr.Bajram Krasniqi’ deri te udhëkryqi i rrugëve ‘Zahir Pajaziti’ –‘19 Qershori’ – Rruga e re tek Xhamia), do të mbyllet për qarkullim të automjeteve duke filluar nga e data 20.01.2020, deri në përfundimin e punimeve”, thuhet në njoftimin për media të Komunës.

Sipas të njëjtit, gjatë kësaj periudhe kohore qytetarët do të mund të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera në qytet, duke përfshirë edhe rrugën e re tek Xhamia në anën perëndimore të lumit Llap.

Image