Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pret që sot në Berlin të nënshkruhet letra mbi qëllimet midis Ministrisë së Ekonomisë të Serbisë dhe të kompanisë Lufthanza.
Siç citohet të ketë deklaruar ai, kjo do të bëjë të mundur që pas 20 vjetësh sërish të vendoset linja ajrore ndërmjet Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.
Nënshkrimi i letrës mbi qëllimet do të përbënte hapin e parë simbolik në drejtim të përtëritjes se avio-linjës ndërmjet Beogradit e Prishtinës. “Me këtë, përveç 12 autobusëve që rregullisht lidhin Beogradin me Prishtinën, në të ardhmen do të mund të ishte edhe linja ajrore, që kryeqytetin e, siç është shprehur ai, krahinës sonë jugore do ta bënte më afër Beogradit”.
“Kjo linjë do të mund të jetësohej nga ai moment kur hiqen taksat dhe kur të vazhdojë dialogu”, ka thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.