Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se dallimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e marrëveshjes janë aq të vogla saqë kokëfortësia e tyre bëhet e pakuptimtë.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se qëndrimet e tyre të ngurta për kompromise lexohen vetëm si lakmi për pushtet.
Maliqi ka thënë se tërheqja nga pozicionet aktuale nuk do të thotë humbje për asnjërën parti.
Sipas tij, nëse koalicioni VV-LDK dështon, presidenti i vendit e ka rolin kyç për gjetjen e rrugëdaljes.
Maliqi thotë se presidenti duhet të konsultohet për një mandatar të dytë që, sipas tij, nuk duket zgjidhje e mundshme ose të përsëriten zgjedhjet.